Ali Ahmeti voton në Zajaz, ja porosia e tij për këto zgjedhje
Në fshatin Zajaz të Kërçovës, ka votuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në prononcimin e tij para mediave, Ahmeti ka thënë se shpreson që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, sepse të gjithë ne kemi investuar për standarte të mirëfillta.
“Shpresoj që këto zgjedhje të përfundojnë me sukses dhe me një proces të pranueshëm nga të gjitha palët që marrin pjesë në këtë garë zgjedhore”, deklaroi Ahmeti.
Lideri i BDI-së u apeloi qytetarëve që të përcaktohen lirshëm për programet më të mira dhe platformat që ofrojnë perspektivë zhvillimore.
Postimi i plote:
Ditë e bukur sot në Kërçovë, por edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Likovë, Çashkë, Dollnen, Pllasnicë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Vrapcishtë, Resnjë, Shkup, Studeniçan, Haraçinë, Brvenicë dhe në të gjitha komunat tjera.
Sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë si dhe ofertën e prezantuar programore gjatë fushatës.
Fushata ishte dinjitoze, jam mirënjohës dhe faleminderues për dyert e hapura dhe mikpritjen në të gjitha vendbanimet tona.
Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarjes.