Maqedoni

Arjanit Hoxha në ‘gjah’ për të marr Besën, minon bashkëpunimin me opozitën dhe rrezikon fitoren e Kasamit

Shpërndaje

Arjanit Hoxha me deklaratat e tij se dëshiron të vazhdoj në koalicion me LSDM-në, po zvogëlon gjithnjë e më shumë gjasat për një bashkëpunim të Lëvizjes Besa me opozitën shqiptare. Parashtrohet pyetja se cili është qëllimi final i Arjanit Hoxhës në këtë rast? Sipas informacioneve të cilat i kemi siguruar që në fillim të zgjedhjeve, Arjanit Hoxha ka shpresuar në një rezultat të dobët të Bilall Kasamit në Tetovë dhe kandidatëve tjerë, që më pas ai të merr drejtimin e partisë. Megjithatë situata e krijuar post raundit të parë atë e vënë në vështirës. Fitorja eventuale e Kasamit në Tetovë dhe terehqja e Besës nga Qeveria për t’iu bashkuar frontit opozitar e cila gati e ka pothuajse shumicën e re parlamentare i’a ka prishur matematikat ministrit Hoxha. Gjithësesi se i mbetet Kasamit që të shoh situatën reale në terren dhe të vendos nëse ai është për ta rrëzuar Bdi-në nga të gjitha pushtet, apo në këtë formë të futet në garë duke rrezikuar kështu fitoren eventuale në Tetovë por jo vetëm atë, ngase më pas ai do të përballet me humbjen edhe të partisë.