Bogovina, Tearca dhe Zhelina në Balotazh: Udhëheqin kandidatët e BDI-së
Tre komunat e rrethit të Tetovës, Bogovina, Tearca dhe Zhelina do të duhet që kryetarin e tyre ta zgjedhin më 31 tetor, gjegjësisht në rrethin e dytë pasi asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi mbi 50% të votave në komunat ku kanë konkurruar, njofton Portalb.mk.
Kështu, në Bogovinë, kryetari aktual nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Albon Xhemaili, do të përballet me kandidatin e BDI-së, Besnik Emshi, i cili në rrethin e parë ka arritur që të korr fitore. Emshi, ka marrë 47.92% të votave, përballë Xhemailit i cili ka marrë 27.54%. Përkthyer në vota, kryetari Emshi ka marrë 4.942 vota, ndërkaq Xhemaili 2.878 vota.
Në Tearcë, Nuhi Neziri nga BDI do përballet në balotazh me Nazim Taipin nga koalicioni ASH-AA. Kandidati i BDI-së po udhëheq me 40.82% të votave ndaj kandidatit të ASH-AA i cili mori 25.25% të votave. Ose, Neziri ka marrë 3.818 vota, ndërkaq Taipi 2.362 vota.
Kryetari aktual i Zhelinës, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdi, rrethin e parë e humbi me epërsi minimale ndaj kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairi. Lëvizja BESA mori 15.83% të vota, ndërkaq BDI 17.55% të votave. Përkthyer në numra, Sejdi mori 3.877 vota, ndërkaq Iaziri, 4.296 vota.
Duhet theksuar se në balotazh, gara zhvillohet mes dy kandidatëve, njëri prej të cilëve do të bëhet kryetar, nëse ka epërsi ndaj tjetrit me së paku 1 votë.