Grubi bashkë me Bekteshin vizituan Banjat e Dibrës
Zv.Kryeministri i parë, Artan Grubi bashkë me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërmarrësin e mirënjohur nga Shqipëria Saimir Mane nga Balfin Group dhe kryetarin e Komunës së Dibrës Hekuran Duka vizituan Banjat e Dibrës të udhëhequra nga z. Mexhit Capa.
Postimi i plotë nga Grubi:
Bashkë me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërmarrësin e mirënjohur nga Shqipëria Saimir Mane nga Balfin Group dhe kryetarin e Komunës së Dibrës Hekuran Duka vizituam Banjat e Dibrës të udhëhequra nga z. Mexhit Capa.
Shqyrtuam mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tonë për investime të reja në komunën e Dibrës.
Bashkëpunimi mes qeverisë së vendit, komunave dhe sektorit të biznesit është garancë e dëshmuar e zhvillimit ekonomik të vendit.