Labi-Kurtit: Më bëj ministër të Shëndetësisë, do ta shihni se çfarë pune do ta realizoj
Ish-deputeti dhe këngëtari, i ka bërë “të fala” kryeministrit, Albin Kurti, duke i kërkuar që ta emëroj ministër të Shëndetësisë.
“I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të fala Kryeministrit Albin Kurti,
Si ministër i shëndetësisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!
Lexojeni se nje ditë do të semuremi edhe ne….
I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!
Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.
E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!
Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.
I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!
I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.
Ju e dini shumë mirë që sot, qytetarët nuk e kanë besimin në shëndetësi, e në anën tjetër paratë i dërgojmë në Turqi, Itali e Maqedoni.
Pra, ne jemi vetëm në humbje, madje çdo ditë e më shumë, dhe krejt në fund, askush nga semundjet e rënda nuk gjen shërim!
Me mua, nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist nga Kosova e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit pra në ministri e as në institucionin e popullit pra në spitale.
Populli është lodhur shumë me fjalë e zgjedhje çdo dy tri vjet, sot kërkohet më shumë punë e më pak fjalë.
Kushdo që e konsideron këtë kërkesë nga ana ime, si një hiç asgjë, le t’a din mirë që edhe ata, kudo qofshin në parti politike e kudo jetofshin në Kosovë, do t’a kenë nevojën për një trajtim dinjioz nga ana ime, pavarësisht faktit se bëhëm apo nuk bëhem udhëheqës i këtij institucioni sot!
Në vendin tonë e për popullin tonë, do të sillja donacione nga e gjithë bota, sepse puna duhet të kryhet edhe me këmbë e me trup, dhe jo vetëm me kravata e me maska kinse jemi zyrtarë nëpër zyre…
Fundja, qytetari na ka bërë të jemi këta që jemi sot dhe ne duhet t’i bëjmë ata që të besojnë në vendin tonë, institucionet e udhëheqësit, pra duhet t’a konsiderojmë obligim moral punën që duhet ta bëjmë për ta duke e ditur që jemi vetëm shërbëtorë.
Le t’a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t’a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi.
Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!
pra, nuk më duhen paratë e shtetit aty në ministri, por dua që kapacitetet e mia t’ia fali shtetit e kombit.
Me shumë dashuri për Tokën Nanë,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë