Mbi 550 euro janë shpenzimet minimale mujore për një familje në Maqedoni
Shpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në shtator janë rritur për rreth 50 denarë në krahasim me muajin gusht.
Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila e përpunon shportën e konsumatorit, në shtator shpenzimet minimale kanë qenë 34.393 denarë që në krahasim me gushtin paraqet rritje për 51 denarë.
Më shumë para janë shpenzuar për ushqim dhe pije, për të cilat minimalisht nevojiten 14.662 denarë, derisa për pagesën e shpenzimeve janë të nevojshme 10.839 denarë. Për higjien, minimalisht do të shpenzohen 2.385, ndërsa për transport 2.539 denarë.