BotaKuriozitete

Momenti kur “zhduket” shtëpia: Të paktën 25 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Indi (Video)

Shpërndaje

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Indi, thanë zyrtarët.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në shtetin jugperëndimor indian të Kerala gjatë fundjavës, ndërsa shpëtimtarët kanë kërkuar për të mbijetuarit në mbeturinat me baltë dhe ushtria tentoi përmes helikopterëve të bëjnë furnizime emergjente.

Njerëzit u gjenden në një situatë të vështirë në pjesë të shtetit bregdetar të Kerala pasi shirat, të cilët filluan të intensifikohen nga e premtja vonë, vërshuan lumenj dhe përmbytën rrugë gjatë fundjavës.

Njëmbëdhjetë trupa janë gjetur deri më tani në rrethin Idukki dhe 14 të tjerë në rrethin Kottayam, thanë zyrtarët për AFP, pasi zonat u goditën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e mëdha.

Mes të vdekurve është një familje prej gjashtë vetash – përfshirë tre fëmijë dhe një gjyshe – të cilët u vranë në një rrëshqitje toke në rrethin Kottayam.

Ushtria, marina dhe forca ajrore po ndihmojnë me operacionet e shpëtimit nga përmbytjet dhe shpëtimin, me anije peshkimi të vendosura gjithashtu për të ndihmuar përpjekjet.

Zyrtarët nuk mund të thonë se sa njerëz ishin zhdukur.