Në mesnatë përfundon paraqitja për votim për personat e sëmurë
Sonte në mesnatë përfundon afati për paraqitje në Komisione Zgjedhore për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Po ashtu, personat që janë të infektuar me coronavirus ose ndodhen në vetizolim, do të mund të paraqiten për votim deri më 11 tetor në mesnatë. Këto persona, bashkërisht me të burgosurit, ata që ndodhen në paraburgim, votojnë një ditë para votimit, më 16 tetor.
Votuesit të cilët në ditën e votimit janë në arrest shtëpiak, ndërsa të cilët duan të votojnë, përmes autorizuesit do ta njoftojnë KKZ më së voni tre ditë para ditës së përcaktuar për votim (13 tetori në mesnatë).
Votuesit të cilët në ditën e votimit janë të vendosur në institucione të veçanta për kujdes jashtë familjes votojnë në institucionin ku janë të vendosur, një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, pas regjistrimit paraprak për personin përgjegjës të institucionit ku janë vendosur. Këtë votim e zbaton këshilli zgjedhor në territorin e të cilit gjendet institucionet për kujdes jashtë shtëpisë, më 16 tetor.