MaqedoniTop Lajme

Po vijon pa probleme votimi i të sëmurëve, personave me Kovid-19 dhe të burgosurve

Shpërndaje

Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, personave me Kovid-19, të burgosurve dhe personave në shtëpitë e pleqve po kalon pa pengesa dhe pa probleme, informoi sot në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Lupka Guguçevska. Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht sot të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues.

Në vendvotimet në 14 Institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.409 votues. Të gjithë vendvotimet nëpër burgje janë hapur në orën 7 dhe atje votimi do të zgjasi deri në orën 19. Deri në mesditë, siç tha Guguçevska, atje votimit ka shkuar pa probleme.

Në kushte shtëpiake sot votojnë edhe 5.588 të sëmurë dhe të pafuqishëm ose persona në paraburgim shtëpiak, paraqitjes e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komnale, si edhe 376 persona me Kovid-19 ose në izolim.

Në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 266 votues, ndërsa të drejtë vote kanë edhe gjashtë persona të shpërngulur në brendësi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për vëzhgim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale akreditoi 1598 vëzhgues, prej të cilëve 1220 vendor dhe 368 të huaj, si dhe 10 gazetarë të huaj. Guguçevska informoi se me qëllim të tejkalimit të problemeve.