Pumper pranon se mori dosje nga Serbia
Të mërkurën, në Gjykatën e Hagës kundër ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve Hysni Gucati e zëvendësuesi i tij Nasim Haradinaj ka dëshmuar dëshmitarja e Dhomave të Specializuara, Zenka Pumper.Kjo para trupit gjykues tha se për t’i klasifikuar dokumentet që i publikuan Gucati e Haradinaj, nëse janë konfidenciale apo jo, beson se e ndihmuan institucionet serbe.Bile, pranon që u ndihmua edhe për përkthimin e dokumenteve në serbisht.Avokati Rees ka prezantuar një dokument që supozohet të jetë kërkesë për koordinim që i drejtohet një zyrtari serb dhe që mban nënshkrimin e ish-zëvendësprokurorit të specializuar Kwai Hong.Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.