MaqedoniTop Lajme

Rrymën e shtrenjtë të kompanive do ta paguajnë qytetarët

Shpërndaje

Çmimin shtrenjtuar të rrymës për kompanitë në fund do ta paguajnë qytetarët. Trajan Angellov nga Lidhja e Odave Ekonomike thotë se edhe pse çmimi i rrymës për amvisëritë do të mbetet e njëjtë ndërsa të parët shtrenjtimin do ta ndjejnë kompanitë, llogarinë më të larta do ta paguajnë qytetarët, nëpërmjet çmimeve më të larta të produkteve të tjera.

Sipas tij, importi intervenues i qymyrit është vetëm “fikje e zjarrit”. Autoritetet duhet t’i lejojnë amvisëritë nëpërmjet paneleve diellore të prodhojnë rrymë ndërsa kompanive t’u shkurtohen procedurat burokratike për panelet fotovoltaike.

“Ndokush do të duhet ta paguajë atë drekë, a do e bëjnë këtë drejtpërdrejtë qytetarët apo do subvencionojë Qeveria, por përsëri në fund të ditës qytetarët përmes tatimeve do e paguajnë çmimin e rrymës. Në Maqedoni, qëllimisht ose jo, ju nevojitet leje për instalimin e centraleve fotovoltaike deri 20 kilovat veç më ju hyni në aparatin burokratik dhe ajo procedurë zgjat një vit dhe është shumë e komplikuar shumë e ngarkuar dhe shkakton dekurajim për të investuar në atë pjesë dhe duhet të mendohet t’u jepet mundësi amvisërive të instalojnë kolektorë diellor për prodhimin e rrymës”- pohoi Trajan Angelovski, Oda Industriale e LOE.

Autoritetet paralajmëruan aktivizimin e bllokut të tretë në Kombinatin Energjetik REK Manastir dhe në Centralin Osllomej, ndoshta nga dhjetori që të mund të prodhohet më shumë energji elektrike, dhe deri atëherë kompanitë do paguajnë fatura më të larta për energji elektrike. Sipas analizave të ekonomistëve botëror, kriza energjetike është për shkak të rritjes së kërkesës në kohë kur oferta është shumë e ulët. Vendimi për shkyçjen e Termocentraleve në luftën kundër ndryshimeve klimatike dukshëm e uli prodhimin e rrymës, ndërsa nga ana tjetër, burimet e rinovueshme të energjisë për momentin nuk munden ta arrijnë nivelin e njëjtë të prodhimtarisë./Alsat