RajoniTop Lajme

Të shtëna me armë në Zveçan (Video)

Shpërndaje

Një video e të shtënave me armë zjarri në Zveçan gjatë protestës së sotme të dhunshme të qytetarëve serb të Kosovës, është shpërndarë nga mediat serbe.

Portali ‘Kossev’, pa dhënë ndonjë shpjegim më konkret, ka publikuar pamje të qytetarëve tek ikin në panik e në të cilën dëgjohen të shtëna të shumta me armë zjarri.Kjo media, nuk shpjegon se prej nga kanë ardhur këto të shtëna, nga kush janë bërë e as nëse ka pasur ndonjë të lënduar në këtë rast.