Zaevi thotë: Pas zgjedhjeve lokale, shumica parlamentare do të zgjerohet
Kryeministri Zoran Zaev thotë se pas zgjedhjeve lokale shumica parlamentare do të zgjerohet. Duke mos dashur t’i komentojë koalicionet e partive politike shqiptare për raundin e dytë zgjedhor, Zaev shtoi se është normale që partitë të bashkëpunojnë për rezultat sa më të mirë. Ai gjithashtu kërkoi nga partitë që pretendojnë shumicë të re të tregojnë mbi cilat parime bazohen për të.
“Duhet ta thonë të gjitha ata që flasin për ngjarje të tilla pas raundit të dytë të zgjedhjeve, do të jenë për Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, një shoqëri për të gjithë, ligjin për gjuhët, apo do të jenë kundër. Do të jenë për BE përmes qasjes miqësore dhe diplomacisë apo do të jenë për kthim mbrapa. Unë ju garantoj se shumica parlamentare do të zgjerohet”– deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.