Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin në Glogjan të Deçanit, duke e vlerësuar si skenë shokuese.
Postimi i Ali Ahmetit në facebook:
Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time.
Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.
E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.
I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar.
Ndryshe, në sulmin e autobusit në Gllogjan janë konfirmuar tre të vrarë dhe disa të plagosur.