ASH: Urime Dita e Alfabetit “22 Nëntori”
Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë nëntorin si muaj që për ne si popull shënon unifikim, ngritje dhe fitore!
113 vite mësojmë e shkruajmë me alfabetin tonë për të cilin shumë sakrifica janë bërë, prandaj sot nuk guxojmë të lejojmë që gjuha jonë të nënvlerësohet.
E kemi obligim moral ta ngrisim atë në nivel për të cilin kanë punuar të parët tanë prej të cilëve e kemi amanet! E ky amanet me kaq peshë në vete sa bart na përket të gjithëve që jetojmë në këtë shtet pa dallim!
Ndjej keqardhje që edhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në vend gjuha shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar. Megjithatë, sot ju uroj Ditën e Alfabetit, me shpresë që jetëgjatësia e saj të jetë e përjetshme e amaneti të çohet në vend!