BotaTop Lajme

Bishën që e promovoi presidenti Biden, e projektoi një shqiptar (Video)

Shpërndaje

Presidenti Amerikan Joe Biden, ka disa kohë që po promovon makinat elektrike që prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.

Biden bëri një xhiro me makinën e fuqishme, me motor elektrik Hummer, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Hummer njihet si marka e makinave të mëdha e të fuqishme, por po kërkon të futet edhe në tregun e makinave ekologjike. Makina e re punon me një motor 350 kilovat në gjendje të përshkojë një distancë prej rreth 160 kilometrash me vetëm 10 minuta karikim.

Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.

I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës.