Deputeti i Lëvizjes BESA shfaqet në Çikago: “Mbahu BESË mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”
Deputeti i Lëvizjes BESA Basri Bajrami ka udhëtuar për në SHBA, ndërsa atje është pritur nga aktivisti i shquar dhe lobisti i madh i çështjes shqiptare Xhevat Prespa.
Nuk dihen shkaqet e vizitës së Bajramit në SHBA dhe me cil do të takohet ai atje, shkruan portali NMK post.
Megjithatë veprimtari i shquar Xhevat Prespa ka lëshuar një mesazh të fuqishëm në rrjetin social facebook, që len të nënkuptohet si mesazh për oponentët e Lëvizjes BESA, të cilët në ditët e fundit kanë qen “në gjah” për deputetët e saj, për të siguruar shumicë parlamentare. Xhevat Prespa në profilin e tij ka shkruar thënjen e famshme
“Mbahu BESË mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”.
Nga Lëvizja BESA nuk kanë komentuar vizitën e deputetit Bajrami në SHBA, duke mos dhënë asnjë informacion për agjendën e tij.