MaqedoniTop Lajme

Dorëheqja e Zoran Zaev, flet Edi Rama: Ai ka qenë një forcë pozitive për shqiptarët në Maqedoni

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur për dorëheqjen e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, duke u shprehur se largimi i tij nuk do të ndikojë në nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai u shpreh në Report Tv se Zaev ka qenë një forcë pozitive dhe mbështetje për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, teksa shtoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo nismë.

A ndikon dorëheqja e Zoran Zaev në nismën Ballkani i Hapur?

Nuk e besoj sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni. Ne jemi për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë se kjo nismë në funksion të zbatimit të atyre që janë parimet e kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për të jetësuar këtë proces dhe për të zgjeruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona.

Pavarësisht se çfarë mund të thuhet dhe mendohet, ajo që vlen të diskutohet është ajo që kemi. Në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur një palë zgjedhje vendore, ka patur një paralëjmrim të kryeministrit për t’u tërhequr, por nuk kemi arsye që të tërhiqemi tani dhe ta kalojmë si kohë e humbur. Kryeministri Zaev ka qenë një forcë pozitive për shqiptarët në Maqedoni.