BotaTop Lajme

Flet inxhinieri shqiptar që projektoi makinën elektronike që e promovoi Biden

Shpërndaje

Shumë shqiptarë tashmë po korrin suksese të mëdha në shtete të ndryshme të botës. Njëri prej tyre është Gjergji Shaskaj nga Vlora i cili ka shkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shaskaj është inxhinier i elektronikës i cili ditë më parë bashkë me një ekip inxhinierësh kishin finalizuar makinën e parë elektronike të tipit Hummer EV të cilin e promovoi vetë presidenti amerikan Joe Biden. Shaskaj tregon eksperiencën e tij pasi Biden vlerësoi këtë veturë.

Presidenti amerikan Joe Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit Hummer EV me tre motorë elektronikë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë.

Bidenit duket se i pëlqeu fuqia e makinës.

Punën më të rëndësishme në projektimin e kësaj makine e kishte bërë një shqiptar i cili kishte shkuar në Michigan të SHBA’së. Gjergji Shaskaj ishte përgjegjësi i finalizimit të këtij projekti.

Ai tregon për RTK’në eksperiencën kur presidenti amerikan provoi makinën.

“Po, kam qenë prezent. Presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”, tha ai.

“Jam nga njerëzit me eksperiencën më të madhe jo vetëm në Michigan”, shtoi ai.

Miratimi i ligjit t infrastrukturës nga qeveria amerikane i cili përfshinë edhe ligjin për makinat elektrike, ka bërë që të rritet përdorimi i tyre.

Shqiptari nga Amerika tha se në muajt në vijm do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV.