Koalicionet politike, partitë shqiptare dhe Levica pa takat
Shkruan: Hasan Jashari
Tek ne ende në përdorim është paradigma e vjetër se populli duhet të dridhet para politikanëve.
Vjeshta e vonë në mjedisin tonë ka sjellë një kohë te ngrohtë dhe kohë pas kohe me diell. Është kjo një shpërblim i madh për vendet e varfëra të Ballkanit që vajtojnë për shtrenjtimin e rrymës dhe të të gjitha gjërave.
Por, ajo që u intereson Plebsit të Maqedonisë së Veriut janë bisedat e fundit për formimin e shumicës parlamentare apo koalicionit të ri.
Demokracia liberale dhe tradita e shoqërisë së lirë njohin ndërime të shpeshta, rrënje dhe ngritje të koalicioneve dhe qeverive. Shembull më i mirë i këtyre ndërimeve të shpeshta kemi Italinë, Greqinë, Çekinë, Poloninë, Rumaninë etj. Por, këta ndërime të pushteteve duhet të kuptohen si element i demokracisë dhe si fakt se para popullit duhet të dridhen politikanët. Tek ne ende në përdorim është paradigma e vjetër se populli duhet të dridhet para politikanëve. Kjo si duket më nuk funksionon. Ndërimi i pushteteve sipas gishtave në Parlament duhet të shihet si vlerë e demokracisë e asesi si trathti ose si shantazh apo dcka e keqe.
Sipas Ivan Doherty, që punon si Keshilltar i Lartë për Apples , janë tre arsye kryesore për krijimin e koalicioneve politike: Në qeveri, për të siguruar një shumicë qeverisëse; në opozitë, për të krijuar një alternativë të besueshme ndaj qeverisë; dhe gjatë zgjedhjeve, për të konsoliduar mbështetjen elektorale dhe për të maksimizuar rezultatet.
Mirëpo pyetja thelbore është se si ky koalacion në mes VMRO, Alternativës, Aleancës, Besës dhe Levicës dhe sa do të jetë I sukseshmëm? Ne Facebook gumëzhijnë piskamat me fjalor të ulët të sharjeve, fyerjeve, kërcnimeve. Në një shtet juridik normal 80 % të pjesëmarësve në këto pastime që ndodh lidhur me Partite shqiptare, zgjedhjet dhe koalicionet, duhet tu shkon policia te shtëpija dhe tu kërkon llogari nl bazë të ligjit, për kanosje, fyrje, bulizëm, shpifje etj.
Teoria shkencore njeh disa elemente thelbësorë të një koalicioni të suksesshëm:
1. Koalicioni duhet të jetë i dobishëm për të gjitha pjesët përbërëse të tij; duhet të ketë diçka në të për të gjithë. Kolicioni I tashëm I porsapromovuar , sigurisht se këto çështje do t[I operacionalizojë. Nuk duhet askush të flet prej përpara, le tjapim shansën edhe këtyre si atyre të tjerëve që u kemi dhënë 20 vjet.
Levica me një udhëheqës të çuditshëm por, por pa takat
Një parim tjetër I koalicioneve është fakti se duhet të ketë respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Secili partner duhet të demonstrojë një aftësi për të kuptuar këndvështrimin e të tjerëve, edhe kur ka mosmarrëveshje. Këtu tani kemi problem me Levicën. Por fakti është I qartë se Levica, por edhe partite e tjera maqedonase, janë pa takat. Në Mal të zi spekulohej se pushteti i ri do ta tërhjek njohjen Kosovës. Nuk mundi edhe pse sipas Regjistrimit të popullsise tëfundit në Mal të zi ka afër 30% serb dhe vetëm 4,9 % shqiptarë. Në Maqedoni ka 30% shqiptarë kurse edhe Partitë e tjera Maqedonase i kanë hallet e veta dhe nuk mund tani tia dalin me shqiptarër kur ne kemi dy shtetet tona përreth kufirit.
Pra, për koalicionin e ri si Marëveshje bazike do të ishte Partneriteti BE, SHBA, NATO, fqinjësi të mirëfillt me të gjithë fqinjët dhe respektim I Marëveshjeve të mëpërparshm… etj.etj.
Tek e fundit të gjitha partite maqedonase kanë qenë të njejta me shqiptarët, LSDM në kohen e viteve 1991-1989, VMRO në kohën e Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit.
E vërtetë është se Zaevi I relaksoi marëdhënjet ndëretnike por dështoi në një projekt të shtrenjtë si që ishte Gjykata speciale, obortarët e tij u zhytën në korrupcion, dështoi me Bullgarinë etj. Së fundi humbi zgjedhjet. Dhe, ju lutem pse habitet dikush se pas 20 vjetëve bie nga qeveria?!. Humbi shtylla e Koalicionit.
Zgjedhjet e fundit dhe Partitë shqiptare
Sa i përket raportit aktual në mes partive shqiptare; është e domsodoshme dhe duhet të ketë një ndjenjë partneriteti. Sistemi shumëpartiak ka rregullat e veta të lojës dhe ndryshimet pozitë- opozitë janë një proces i pandalshëm. Në komunizëm votohej një parti dhe ajo ishte vazhdimisht në pushtet. Ky mentalitet është i mbrapsht. Pra, secila Parti politike le të bën një vetëshqyrtim se si ndodhi kjo. Zaevi e bëri. Shumë e devotshme do të ishte gjykimi I drejtë se zgjedhjet si këto të fundit sjellin dhe, pra, kanë sjellë ndryshime…Përndryshe do ta humbnin kuptimin.
Krejt në fund pyetja parimore është a jemi në komunizëm apo jetojmë në një shoqëri të lire me demokraci liberale dhe sistem shumëpartiak?
Në pluralizëm rrënja e Qeverisë duhet të kuptohet, si që thonë anglezët, ‘take it easy’. Sot këta ngriten, nesër bien… Kështu e ka politika.
*Autori është professor universitar