Kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski në takim me Bislimoskin
Stabiliteti i sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, si dhe dekreti i qeverisë për shpalljen e krizës në sektorin energjetik, sot kanë biseduar nga presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë Marko Bislimoski, kumtoi nga kabineti i Presidentit.
Bislimoski e informoi presidentin Pendarovski për aktivitetet e ndërmarra dhe masat e planifikuara në të ardhmen, kapacitetet e prodhimit vendor, si dhe të drejtat dhe obligimet e të licencuarve për kryerjen e aktiviteteve energjetike.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e nevojshme të ndërmerren të gjitha masat për të adresuar me sukses sfidat e krijuara nga kriza globale energjetike, rehabilitimi i sektorit energjetik dhe nevojave të tregut, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe kompanive në sektorin energjetik.
Sipas presidentit, vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës është i domosdoshëm për zbatimin më efektiv të masave dhe adresimin e sfidave të krizës energjetike. Qeveria shpalli krizën në sektorin e energjisë më 9 nëntor./alsat