Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev uron në ‘maqedonisht’ Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Kryeministri, Zoran Zaev ka uruar 22 Nëntorin- Ditës e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Zaev në urimin e tij në Facebook mes tjerash shkruan se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Me shpalljen e 22 Nëntorit si Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe duke e kremtuar këtë festë të rëndësishme për komunitetin shqiptar si pjesë përbërëse të pasurisë gjuhësore dhe kulturore të Maqedonisë së Veriut, konfirmojmë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, dhe trashëgimisë shpirtërore. Kremtimi i vlerave kulturore, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe atë shqiptare, është thelbi i shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut i fuqishëm për një të ardhme të begatë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, shkruan mes tjerash Zaev.
Më posht% ju sjellim urimin e Kryeministrit Zaev vetëm në gjuhën Maqedone.