‘Shpërthen’ Meta: Djegia e mandateve, vendim idiot, i çmendur dhe anti-shqiptar
“Djegia e mandateve, vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar”.
Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta në Çim Peka Live duke iu referuar vendimit ekstrem që mori opozita në 16 shkurt të vitit 2019, duke braktisur Kuvendin.
Kreu i shtetit tha se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.
“Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës.
Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë. Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashke me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord”, tha Meta.