Snopçe: Treguesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në “Rruga Drejt”, i është kundërpërgjigjur ashpër Agim Nuhiut nga BDI, duke i thënë se të gjithë kallëxuesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së, shkruan Alsat.
“Të gjithë kallëzuaesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së, fillimisht me VMRO-në kur ishte në kohën e Gruevskit, e tash me SDSM-në. Kanë korrupsion galopant, me afera dhe skandale të llojeve të ndryshme, keqpërdorim të fondeve publike”, theksoi Snopçe.