Maqedoni

Taravari mesazh BDI-së: Populli ‘versus’ regjimit

Shpërndaje

Populli do të çlirohet nga diktatura 20 vjeçare e BDI-se! Këtë mesazh sonte ia ka përcjellë partisë së Ahmetit Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari nga Kosova.

Ai në “Pressing” në T7 sonte tha se BDI për 20 vite ka kontribuar vetëm për largimin e 500 mijë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme BDI-së populli do t’i thotë ‘versus’ regjim!

Taravari ka akuzuar BDI-në sonte edhe për trafikim të lëndëve narkotike me tonelata që së fundmi kanë shpërthyer si skandale të zbuluara në Maqedoni dhe për ndihmesën e Gruevskit për të ikur nga Dibra me ndihmën e tyre.