BotaTop Lajme

Turqi, me shpejtësi po ecin punimet në fabrikën ku do të prodhohet automobili i parë turk TOGG

Shpërndaje

Menaxhmenti i Grupit të Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG) ka njoftuar se punët po përparojnë me shpejtësi në fabrikën ku do të prodhohet vetura e parë turke TOGG, në qytetin Gemlik pranë Bursës në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga menaxhmenti i TOGG thuhet se punimet në ndërtimin e fabrikës po kryhen sipas planit për 16 muaj pasi filloi zyrtarisht ndërtimi i fabrikës më 18 korrik 2020.

Kompleksi dhe fabrika do të ndërtohen në një sipërfaqe prej rreth 1,2 milionë metra katrorë.

Ndërtimi i fabrikës pritet të përfundojë në mesin e vitit 2022.

Kompania synon të prodhojë një SUV elektrik C si pjesë e prodhimit masiv të automjeteve deri në fund të vitit 2022.

Në fillim të nëntorit, menaxhmenti i kompanisë TOGG postoi një video në mediat sociale që tregon prototipin e makinës së parë turke TOGG duke lëvizur në pistën e Parkut të Stambollit ku zhvillohen garat e Formula 1.

Në video mund të shihen detaje të reja në lidhje me procesin e prodhimit dhe montimit të makinës turke dhe më pas një prototip TOGG që lëviz në pistën e Parkut të Stambollit.

Në tetor, menaxhmenti i TOGG njoftoi se të gjitha testet aerodinamike dhe aeroakustike të automjetit ishin kryer.

Makina e parë e prodhuar pritet të dalë në tremujorin e fundit të 2022. Parashikimet e kapacitetit vjetor të prodhimit do të jenë 175.000 automjete, ku do të punësohen 4.300 punëtorë.