Maqedoni

Virusi i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

Shpërndaje

Një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21. 16-vjeçari ishte transferuar në Klinikën e Shkupit nga Spitali i Tetovës, ku kishte qëndruar nga data 21.10.2021 deri me datë 23.10.2021.

“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli”, theksojnë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 16-vjeçarja nga fshati Siriniç i Tetovës nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq 9 ditë para pranimit në Spitalin e Tetovës, është mjekuar në kushte shtëpiake.

“Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.