Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria vjedh rrymë për të prodhuar kriptovaluta

Shpërndaje

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “tani qeveria vjedh rrymë elektrike për prodhimin e kriptovalutave”.

Sipas tyre, qeveria vjedh rrymë elektrike dhe përfiton miliona, ndërsa qytetarët paguajnë miliona.

“Disa herë blenë rrymë elektrike të shtrenjtë. Tani ka marrëveshje të re për blerjen e energjisë elektrike për 10 ditë në vlerë prej 12 milionë eurove. Më herët 11 milionë euro u shpenzuar për rrymë elektrike dhe 15 milionë i paguam në Rrjetin Energjetik Evropian. Këtu del shuma mbi 38 milionë euro”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se shteti i shpenzoi paratë për blerjen e rrymës së shtrenjtë elektrike, ndërsa dimri ende nuk ka nisur.

“E gjithë kjo ndodh për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm të rrymës elektrike për arsye se nuk ka qymyr në TEC dhe as ujë. Nuk ka menaxhment të aftë”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, qeveria është e aftë vetëm për vjedhje, përkatësisht për blerjen e rrymës së shtrenjtë për të prodhuar bitcoina.

“Qeveria është e përqendruar vetëm në vjedhje, ndërsa qytetarët mezi po ja dalin. Dalje nga kjo situatë janë vetëm zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, thuhet në fund të njoftimit.