RajoniTop Lajme

Vuçiqi thotë se dera është e hapur edhe për Kosovën që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “Ballkani i Hapur” i ka dyert e hapura për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën.

“Nuk mund t’i përgjigjem të njëjtës pyetje, jo se është e vështirë për mua, por më duket se kemi hyrë në thelb të problemeve të njerëzve tanë. Kemi mjaft punë dhe kujdes për t’u justifikuar para dikujt”, tha ai para gazetarëve pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov.

“Nuk më shkon në mendje t’i justifikohem askujt për asgjë, as në BE e as në rajon”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq theksoi se njerëzit janë “esenca e këtij projekti, njerëzit, jo takimet dhe iniciativat”.

Presidenti serb tha se “Ballkani i Hapur” mbështetet nga të gjithë, por se ka mangësi në zbatim, ndaj shtoi se “është e rëndësishme ta shohim në terren ku ka dështuar”.

“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur një iniciativë të jashtëzakonshme, nuk është bërë për politikanë, por për njerëzit që jetojnë në Suboticë, Sarandë, në çdo qytet dhe fshat”, tha Vuçiq.