MaqedoniTop Lajme

Zaev: Qytetarët nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta rrënojnë sërish shtetin

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale pasi opozita dorëzoi në Kuvend të nismës për mosbesim ndaj Qeverisë, shkruan TV21. Zaev thotë se qytetarët nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta rrënojnë sërish shtetin.

“Për shkak të dëshirës për pushtet janë të gatshëm shtetin ta dërgojnë në humbje, ndërsa populli të vuaj. Këto dit jemi dëshmitarë të cenimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes së Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, paqes së brendshme të qytetarëve dhe të raporteve të mira me fqinjët. Por ka ky shtet popull të vet, dhe qytetarë, dhe demokratë, dhe luftëtarë, dhe politikanë dhe parti të cilët nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta robërojnë dhe shkatërrojnë përsëri shtetin. Kauza jonë është qytetare edhe shtetbërëse. E di se për shkak të kësaj kauze si shtyllë me krenari qëndron shumica e qytetarëve tanë dhe deputetëve tanë. Demokracia, liria, solidariteti dhe bashkësia janë vlerat tona”, ka shkruar mes tjerash Zaev.