RajoniTop Lajme

Zjarr në ambientet e spitalit COVID në Tiranë

Shpërndaje

Ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT, në Tiranë janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.