Maqedoni

ASH: Regjimi “euro-integrues” liroi edhe një kriminel

Shpërndaje

Regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve, duke ju përgjigjur në formën më arrogante të mundshme qytetarëve që kundërshtojnë krimet e tyre. Vetëm dy ditë pasi nuk i lejuam që të falin Sead Koçanin, Aleksandër Vasilevski Ninxhan dhe Boban Iliçin, Ministria e (Pa)drejtësisë tërhoqi listën e plotë duke mos lejuar që të falen as të burgosur të tjerë që janë me vepra më të lehta e madje edhe pafajsisht në burgje. Nga ana tjetër, me vendim të Gjykatës së kapur penale, sot u la i lirë Sasho Mijallkov, partneri kryesor i regjimit aktual dhe njeriu që shkatërronte fate njerëzish dhe buxhetin e shtetit. Ky rast edhe njëherë demaskoi agjendën mashtruese evrointegruese të këtij regjimi dhe legjitimoi vlerësimet tona se ky regjim duhet të bjerë një ditë e më parë. Të gjithë ata që ja zgjatën jetën këtij regjimi sot u pa se kanë kontribuar që të arrihet deri te falja e kriminelëve.