Basha “kapet mat” duke parë në celularin e Jorida Tabakut, ja si reagon ajo (Video)
Momente pikante janë kapur gjatë Kuvendit të 18 dhjetorit, të thirrur nga Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Vetë Basha u ul pranë nënkryetares së PD, Jorida Tabakut.
Teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit, Basha u “kap mat” duke parë në celularin e Tabakut, e cila e kuptoi këtë gjë.
Në momentin që nënkryetarja e PD nge kokën e habitet teksa shikon Lulzim Bashën duke “vëzhguar” telefonin, ajo i drejton telefonin dhe të dy komentojnë atë çfarë Tabaku po shikonte./Opinion.a