Berisha e “shkarkoi”, reagon Basha: Më 18 dhjetor lëmë pas mbeturinat e komunizmit (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti fjalën e tij pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.
Basha u shpreh se data 18 dhjetor do të jetë një datë e rëndësishme për demokratët, pasi sipas tij, në këtë datë do të flitet për fatin e demokratëve dhe jo për fatin e një njeriu.
Basha gjithashtu shtoi se 18 dhjetori do e ndajë PD-në nga mbeturinat e Komunizmit.
“Sot duhet të ishte një ditë feste për PD por siç e thashë kjo ditëlindje është e thyer. Ndaj sot s’është ditë e mirë as për PD as për demokracinë.
I bëjmë të ditur çdo demokrateje që është shqetësuar nga çdo shfaqje anti amerikane e Berishës kjo ishte përpjekja e fundit e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthyer në peng të interesave të veta. Asnjë deklaroi mi dalë nga ky tubim s’ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedhura të PD. Kryesia ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit nesër, ora 15:00 me këtë rend dite: Diskutimi dhe miratimi i një rezolute, miratimin e propozimit të kryesisë për shkarkimin e Palokës dhe të disa anëtarëve që kanë shkelur statutin. Vendosi shkarkimin e disa kryetarëve të degëve. Do vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat që kane falsifikuar dhe shpërdoruar simbolet e PD.
Nesër do i njoftoj këshillit dhe vendimet me mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara.
Demokratët do të mblidhen më 18 dhjetor, do të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe jo për hallin personal të Sali Berishës më 18 dhjetor, PD do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe cdo shqiptar”, u shpreh Basha./albeu.com/