Berisha përfundon mbledhjen në selinë e PD-së: Kam marrë mesazhe nga gjithë bota!
Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga Sali Berisha, brenda selisë së PD-së. Ai po mban një deklaratë për mediat. Berisha është shprehur se kjo konferencë është më e veçanta që ka mbajtur ndonjëherë.
Berisha tha:
Kjo konferencë mbahet pas Kuvendit për rithemelimin e PD-së, ngjarje unike, si moment lirie, e grave, vajzave, djemve dhe burrave të lirë në përballje me narkoshtetin dhe pengkryetarin. Do rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri. Kam marrë mesazhe nga gjithë bota, për të bashkëpunuar me partinë demokratike të rithemeluar, për të përmbushur misionin tonë. Gazetare dhe gazetarë, ju përshëndes se i keni përcjellë publikut foltoren me vërtetësinë e saj edhe pse ju keni qenë subjekt të presioneve. Ndjej keqardhje që jeni të gjithë në këmbë.