Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2021 vit i tmerrshëm, por dhe i…
Në një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një bilanc të vitit 2021, i cilësuar prej tij si vit i tmerrshëm, por dhe vit i mrekullisë shqiptare.
Lideri historik i demokratëve tha se viti 2021 ishte si medalja me dy anë, njëra e zezë dhe tjetra e ndritur. Ai renditi arsyet se pse ky vit ishte, siç tha ai, i tmerrshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por Berisha u ndal edhe në anën e ndritur të medaljes, që sipas tij, e bën 2021-shin vitin e mrekullisë shqiptare. Ai tha se opozita u ngrit si feniksi teksa anëtarësia e Partisë Demokratike mori në dorë fatet e saj.
Në fund, ish-kryeministri Berisha bëri një urim special për të gjithë qytetarët shqiptarë.