Maqedoni

Blerim Sejdiu: “Edhe një lajm i mirë, po bëhet realitet edhe një premtim i yni!”

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu jep një lajm të mirë, ku thotë se po bëhet realitet që shkolla “Luigj Gurakuqi”- në Leshnicë gjendet në mesin e shkollave të cilat do të ndërtohen apo rindërtohen.

Njoftimi nga Sejdiu në facebook:

EDHE NJË LAJM I MIRË

Po bëhet realitet edhe një premtim i yni!

Falë punës së palodhur, vendosshmërisë, sot, edhe zyrtarisht kemi marrë konfirmimin nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), që shkolla “Luigj Gurakuqi”- në Leshnicë gjendet në mesin e shkollave të cilat do të ndërtohen apo rindërtohen. Kujtojmë që, faza e parë e projektit pra, bazamenti ka mbaruar ndërsa faza e dytë e cila i përket pikërisht MASH-it do të fillojë së shpejti dhe që njëherë e përgjithmonë banorët e Leshnicës të kenë mësonjtoren e tyre.

Nuk na besonin, por doli ashtu siç thamë ne!

Komuna e Zhelinës vazhdon me projektet e saja madhore, për arsim cilësorë, me infrastrukturë moderne e për një komunë urbane.

#punë #jofjalë
#KomunURBANE