Donacion prej 600,000 denarëve për familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari
Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) donoi 600.000 denarë për familjet e të vdekurve dhe udhëtarëve të lënduar në aksidentin tragjik në Strumë, të Republikës së Bullgarisë.
Sipas vendimit të anëtarëve të ABSM, mjetet pagesore do të transferohen në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq, të cilat organizata do t’i ndajë për udhëtarët e lënduar dhe familjet e viktimave, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik të trafikut të ndodhur në afërsi të vendit Struma, në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën bashkëqytetarët tanë dhe disa u plagosën. Humbja e jetëve njerëzore është e pazëvendësueshme, por si një organizatë, e cila ka treguar vazhdimisht përgjegjësinë e saj sociale, ne menjëherë dhe pa hezitim vendosëm t’u ofrojmë ndihmë atyre që në këto momente kanë vërtetë nevojë për ndihmë. Shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq, i cili këtë herë do të mbështesë logjistikisht donacionin tonë dhe do të mundësojë shpërndarjen e mjeteve për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për udhëtarët e lënduar që janë shtetas të vendit tonë”, thuhet në kumtesën e ABSM.