Grubi: Është tejkaluar edhe pengesa e fundit ligjore për Korridorin 8 dhe 10
Tejkalohet edhe pengesa e fundit ligjore në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe 10. Këtë informacion e bëri të ditur zv. kryeministri i parë Artan Grubi, duke shtuar se tani do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.
“Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.
Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka”, njofton Grubi përmes profilit të tij në Facebook.