Rajoni

Lansohet aplikacioni ku punëtorët mund të tregojnë nëse janë të regjistruar nga punëdhënësit

Shpërndaje

Administrata Tatimore e Kosovës ka lansuar sot aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre.

Sipas ATK-së, aplikacioni kërkon pak të dhëna nga punëtorët që ta konfirmojnë nëse janë të deklaruar nga punëdhënësi.

Po ashtu, nëse punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen veten në listat e deklarimit, ai në këtë aplikacion mund ta denoncojë punëdhënësin e tij.

“Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mosdeklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili çon në formën për denoncim/raportim”, ka njoftuar ATK.

Sipas ATK-së, vetëm në këtë mënyrë arrihet të zbuten statistikat e punëtorëve të paformalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës së punëtorëve për një të ardhme me një pensionim të sigurt.

ATK-ja ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen fushatës “Boll ma, lyp mu regjistru” , duke klikuar në KËTU.