Merimanga ndërpret konferencën e ministres australiane për COVID-in
Ministrja e Shëndetësisë e Australisë po jepte një përditësim për COVID-in, në një konferencë për media, kur një gazetare ia bëri me dije se ajo kishte një merimangë që zvarritej mbi të.
Ministrja Yvette D’ath qëndroi e qetë, por kërkoi ndihmë,
Huntsman, e cila u gjend në trupin e ministres, janë merimanga të mëdha, me një shtrirje këmbësh deri në 15 cm.
Pavarësisht se kanë helm, ata ngurrojnë të kafshojnë dhe nuk konsiderohen të rrezikshme.