Merkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti
Korrespondenti i televizionit Sky News për Evropë, Adam Parsons, ka raportuar se kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë “vaksinim obligativ” nga shkurti.
Gazetari ka raportuar nga konferenca për medie e udhëheqësve gjermanë, të cilët diskutuan për masat e mëtejme kundër pandemisë në kohën kur ekonomia më e fuqishme evropiane po përballet me valën e katërt të infeksioneve.
Gazeta Express më herët të enjten raportoi se gjermanët mund të përballen me masa të reja, sidomos ata që nuk janë vaksinuar.