Mickoski tregon çfarë ka biseduar me Ali Ahmetin
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti tha se kanë biseduar për kontestin me Bullgarinë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Tema e parë ishte kontesti me fqinjin tonë lindor, ku unë i përsërita tezat tona, qëndrimin parimorë që të respektohet Rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Tema e dytë që e kemi biseduar ishte tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi mes tjerash Mickoski.
I pyetur se cilat ishin qëndrimet e Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se duhet të pyetet vetë Ahmeti.
“Do të ishte joserioze që të përcjell atë çfarë e tha z.Ahmeti. Do ta pyesni Ahmetin”, tha Mickoski.