Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

MPB: Ndërpritet transport ndërkombëtar i dorgës në vlerë prej 300.000 eurove

Shpërndaje

Njoftim nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut:

Gjatë mbrëmjes së kaluar (14.12.2021) nga ana e Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz (DAKOS) në bashkëveprim me nëpunës polciorë të NJPB Gostivar në aksion policor të koordinuar është asgjësuar grup i organizuar kriminal, me çka është ndërprerë transport ndërkombëtar për tregti të palejuar me drogë gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 100 kilogramë marihuanë në vlerë të përgjithshme prej 300.000 eurove.

Gjatë ditës së sotme (15.12.2021) DAKOS deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të parashtrojë kallëzim penal kundër katër personave, edhe atë E.M., H.F., E.I. dhe B.P, prej të cilëve tre janë nga Gostivari dhe një nga Dibra, në moshë prej 30 deri 47 vjet, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”sipas nenit 215 paragrafi 3 të Kodit Penal.

Në të vërtetë, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, në periudhën deri më dhjetor të vitit 2021, të denoncuarit janë furnizuar me marihuanë, të cilën e kanë vendosur në objekt në rrethinën e Gostivarit, kurse më datën 14.12.2021 një pjesë të saj, pas marrëveshjes paraprake ia kanë dorëzuar njërit nga të denoncuarit, i cili me automjet transportues për një shumë të caktuar të hollave ka pasur për detyrë ta transportojë deri në R. e Bullgarisë, informoi zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiq Talevska.

Më datë, 14.12.2021 rreth orës 17:15 minuta, nga ana e nëpunësve policorë pranë DAKOS-it në pikëpagesën “Gllumovë”, gjatë kontrollit në automjetin “man” me riomorkio, me targa regjistrimi të Dibrës, janë gjetur dhe sekuestruar 19 thasë të zinj, në të cilët kanë qenë të vendosura 189 paketime me marihuanë.

Të njëjtën ditë, në bazë të Urdhërit gjyqësor i lëshuar nga Gjykatës në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë kryer disa bastisje në disa lokacione në Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur një sasi më e madhe e të hollave në valuta dhe apoenë të ndryshëm si dhe sende për procedurën hetimore.