Ndërron dynjaja: Zvicra aprovon kapsulën për t’u vetëvrarë në ambient të hapur për 30 sekonda
Një kapsulë 3D që i merr vetëm “30 sekonda” për të vrarë dikë është aprovuar për përdorim në Zvicër.
Makina, e njohur si Sarco, mund të operohet tashmë edhe ligjërisht në shtetin evropian për t’i ndihmuar ata që duan t’i japin fund jetës.
Philip Nitzsche, themeluesi i grupit pro-eutanazi Exit International, zhvilloi makinën dhe ngulmon që vdekja as s’do të jetë me panik por edhe s’do të ofrojë ndjesinë e mbytjes, raporton DailyStar, përkthen Periskopi.
Besohet që makina Sarco iu ofron atyre që duan të vrasin veten momente të fundit në ambiente të jashtme.
Personi që kërkon të vdes do të vlerësohet me anë të pyetjeve të caktuara para se t’i lejohet përdorimi i makinës.
Kur t’i përgjigjet pyetjeve, personit do t’i lejohet që ta prekë tastin kur të dojë./