Në Klinikën e Kirurgjisë i hoqën pacientit një tumor me peshë 3.5 kilogramë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kryer një operacion i rrallë në Klinikën Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Ndërsa gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi, njofton Klankosova.tv.
“Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.
“Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”.
“Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi”.