Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Shpërndaje

Fakulteti Juridik në Universitetin e Tetovës sot organizoi panel diskutimi për nder të 10 Dhjetorit,Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat eNjeriut. Në këtë aktivitet morën pjesë: u.d. rektori i UT-së, prof.dr. Reshat Qaili, prorektori për arsim,prof.dr. Vullnet Ameti, kryetari i Senatit, prof.dr. Kushtrim Ahmeti, profesorë tëUniversitetit, dekanë dhe studentë.

Ndërkaq pjesë e panelit ishin:z. Bekim Mehmedi – kryetar i gjykatës së apelit, z. Jim Lofton – specialist i çështjeve të drejtësisë dhe profesori Fulbright-it nga SHBA, znj. Suzana Saliu – Zëvendëse e avokatit të popullit, z. Ali Musliu – profesor inordinar në Fakultetin Juridik dhe udhëheqës i Institutit për të Drejtat e Njeriut dheznj. Njomza Osmani – docente dhe udhëheqëse e klinikës juridike në kuadër të Fakultetit Juridik.

Para se të hapej diskutimi i panelistëve, të pranishmit ndoqën një video të animuar, e cila përmbante mesazh simbolik për dhunën në familje, e cila fatkeqësisht ka shënuar rritje gjatë pandemisë dhe përbën një sfidë për organet e drejtësisë të cilat janë përgjegjëse për ta luftuar atë.

Dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Qebir Avziu, në fjalën e tij të rastit i falënderoi të pranishmit për prezencën dhe kontributin e tyre të dhënë ndër vite për të ngritur këtë tempull të dijes. “Ne jemi shumë të nderuar sot që një numër i madh i përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor kanë ardhur në Fakultetin Juridik. Me këtë na kanë nderuar ne si universitet, na kanë nderuar edhe si FakultetJuridik por në mënyrë të veçantë dëshiroj që tëpërshëndes dhe falënderoj profesorin Milaim Fejziu për të gjithë kontributin që e ka dhënëpër ngritjen e këtij Universiteti. E përshëndes edhe prorektorin, prof.dr. Vullnet Ameti për ngritjen e këtij Universiteti, sidomos në dekadën e fundit. I falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ngritjen dhe zhvillimin e këtij Universiteti. Ne, gjeneratat e reja besoj që do të vazhdojmë me të njëjtin avaz, ndoshta edhe me një ritëm më të shpejtënë ngritjen e këtij tempulli të dijes. Faleminderit që jeni të pranishëm, ndërsa panelistëve u uroj punë të mbarë”.

Panelistët, si ekspertë dhe profesionistë të çështjeve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, ndanë me audiencën këndvështrimet e tyre për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë gjatë pandemisë Covid-19.

Ata u shprehen se njerëzitduhet tëkërkojnësa më shumë liritë dhe të drejtat e tyre, pasi i kanë të garantuara edhe me kushtetutë. Këtë vit theksi ishte tek pandemia, e cila ka rritur ndjeshëm cenimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Gjatë pandemisë janë marrë një varg dekretesh dhe urdhërash nga organet kompetente që kishin të bëjnë me kufizimin dhe lirinë e të drejtave të njeriut, të cilat kanë ndikuar në mënyrë negative. Sipas panelistëve, çdo individ duhet të dënojëshkeljen, cenimin apo kufizimin e të drejtave të njeriut, pasi liria ështëparimi themelor i të drejtave të njeriut.

Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut festohet çdo vit më 10 Dhjetor – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në 1948, miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u nënshkrua nga 56 shtete anëtare (UDHR). UDHR është një dokument historik që proklamon të drejtat e patjetërsueshme të çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, bindjet politike ose bindje të tjera, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo status tjetër.

Kjo ngjarje u përmbyll përmes bashkëbisedimit të panelistëve dhe të pranishmëve, kryesisht studentëve, të cilët ishin mjaft kurreshtarë për të marrë informacione të ndryshme rreth temës përkatëse.