Kuriozitete

Pas shtatë viteve kalon provimin e jurisprudencës, reagimi i prindërve të të riut bëhet viral (Video)

Shpërndaje

Reagimi i prindërve të një të riu nga Los Angeles i cili pas shtatë viteve kaloi provimin e jurisprudencës, është bërë hit në internet brenda pak minutave.

Wajeeh Mahmood tani jeton në Los Angeles, e me familje kishte emigruar në SHBA nga Pakistani – duke kërkuar një jetë më të mirë, transmeton Telegrafi.

Ai dëshironte të regjistronte reagimet e prindërve, pasi e dinte sesa shumë rëndësi kishte kjo për ta.

“Djali juaj zyrtarisht është avokat. Duke e ditur se çfarë është dashur të bëhet për të arritur deri këtu, kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Moment i veçantë që kurrë nuk do ta harroj. Kjo është për të gjitha familjet emigrante dhe prindërit që jetojnë për momente të tilla. Faleminderit të gjithëve që më përkrahët, udhëhoqët dhe shikuat duke u rritur në këtë rrugëtim”, ka shkruar Mahmood.

Për provimin e jurisprudencës atij i është dashur të mësojë për shtatë vite, duke marrë parasysh se provimi i jurisprudencës në Kaliforni është ndër më të vështirët në SHBA.

“Ky është momenti që e kam pritur tërë jetën. Prindërit e mi janë sakrifikuar për të arritur këtu sot ku jam, kështu që tani mund t’ua kthej duke i mbështetur financiarisht siç vepruan ata me mua”, shtoi ai.

Kliko VIDEO