RajoniTop Lajme

Rama nga Thumana: Krenar që banorët do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpi më komode e të sigurta

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e së premtes në Thumanë ku po ndizen dritat e shtëpive të reja të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se procesi i rindërtimin nuk ishte i lehtë, por shtoi ai, edhe me ndihmën e disa fondacioneve apo individëve u realizua. Rama tha se është shumë krenar që banorët e prekur do ta festojnë këtë vit të ri në banesa të reja që ”janë më komode dhe me të forta nga ç’ishin më parë.”

“Është çuar përpara një proces aspak i lehtë, për mundësimin e kësaj pamjeje që dy vjet më parë askush nuk do ta kishte besuar dot sesi do të ishte Thumana e dy viteve më pas. U jam mirënjohës atyre që na u bashkua, Behgjet Pacolli, fondacioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Është një bashkim forcash, energjish, që jam krenar që e kemi udhëhequr vendosshmërisht në një kohë aspak të lehtë…Jam shumë krenar që këto nëna gjyshër e baballarë, sot do të hynë në shtëpitë e tyre dhe deri për Vitin e Ri të gjitha familjet do të bëjnë gëzuar në një shtëpi të re që s’ka lidhje me shtëpinë që humbën, më të fortë, më komode, pjesë e një kompleksi që krijon komunitet dhe me katet e para shërbimesh…Jam i lehtësuar që vajza dhe djemtë adoleshentë të Thumanës zhvillojnë sot mësim në një shkollë të rindërtuar, pranë janë fëmijët që kanë kopshtin e tyre.”