RajoniTop Lajme

Rama takim me investitorë amerikanë, ‘Open Balkan’ mundësi për investimet e huaja

Shpërndaje

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama është ndalur në një takim me përfaqësues të industrisë automotive amerikane.

Rama tha se gjatë takimit u shprehur interes për mundësinë e investimit në këtë sektor në Shqipëri e cila sipas tij, për shkak të “Open Balkan” ofron më shumë mundësi për investitorët e huaj.

“Sot u pritëm nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automotive amerikane ku folëm për oportunitetet që ofron Shqipëria, dhe ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe në fund ramë dakord që një mision i Automation Alley do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe me transformimin e tregut në një treg të lirë dhe të madh që i jep Shqipërisë edhe një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja”, tha kryeministri.

Kryeministri Rama është në SHBA prej disa ditësh, ku pritet të marrë pjesë edhe në një ceremoni të organizuar nga ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, por edhe në disa takime me komunitetin shqiptar në Amerikë./Euronews Albania